Gjergj Vyshka 08.12.2016 19:35
Gerti Shima, pikëshënuesi më i mirë i Tiranës, ka deklaruar se ishte shumë e vështirë përmbysja. “Kemi luajtur keq në dy pjesët e para, ndërsa na kanë goditur shumë me 3-pikësha, – ka theksuar ai. – Jo vetëm kaq, por na kanë mbuluar fort dhe ka qenë e vështirë. Në dy pjesët e dyta tentuam, por ishte e vështirë.”
“Mundet të jemi dëmtuar nga emocionet e rikthimit, apo prania e tifozëve pranë, – ka vijuar basketbollisti bardheblu. – Megjithatë kemi dhe dy ndeshje në fushën tonë, të cilat duhet t’i shfrytëzojmë maksimalisht”. Ndërkohë Endrid Hysenagolli pranon se ka pasur dhe gabime në lojë.
“Sidomos në dy pjesët e para kemi bërë gabime në mbrojtje dhe në sulm, – ka pohuar ai. – Mirëpo nuk është se mbaron gjithçka këtu. Do t’i luajmë deri në fund shanset tona për të qenë në turin e dytë të Ligës Ballkanike, aq më tepër që kemi dhe dy ndeshje me dy skuadra të mira në fushën tonë.”
Liga Ballkanike – BIBL 2016
Basketboll – Meshkuj
Grupi B
Java e 7-të
(7 dhjetor 2016)
Tirana – MKK Feni Industries 63-72
Peja – Sutjeska Nikshiq 76-74
Karpos Sokoli – Trepca Mitrovicë 85-69
Renditja
Nr Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
1. MKK Feni Industries 6 4 2 471-405 10
2. Sutjeska Nikshiq 6 4 2 482-424 10
3. Tirana 7 3 4 484-532 10
4. Trepça 6 2 4 414-462 9
5. Karposh Sokoli 7 2 5 518-589 9
6. Peja 4 3 1 321-287 7