AlbanianSport.com 07.12.2016 19:35
ASNN – Skuadra kampione e Kosovës në volejboll për meshkuj, Peja, nuk është lejuar të futet në territorin e Bosnjë-Hercegovinës. Delegacioni i klubit pejan u nis drejt Bosnjë-Hercegovinës të hënën mbrëma, por është kthyer prapa, pasi ka mbërritur në kufirin e Malit të Zi me Bosnjën, shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Arsye për këtë refuzim të hyrjes në Bosnjë-Hercegovinë ishte mungesa e vizave. Po ashtu, autobusi ishte me targa të Kosovës, që Bosnja-Hercegovina nuk i njeh. Sonte, duke nisur nga ora 19:00, Peja duhet të zhvillonte ndeshjen e parë kundër skuadrës së Mlladostit të Bërçkos, në kuadër të “CEV Cup”.
Vendimi se kur dhe ku do të luhet kjo ndeshje dhe ajo ajo e kthimit ende nuk është marrë nga Konfederata Evropiane e Volejbollit, e cila është njoftuar menjëherë për problematikën, si nga klubi Peja, ashtu edhe nga ai i Mlladostit. Ekziston edhe mundësia e një fitoreje ne tavolinë nga klubi i Kosovës.