Gjergj Vyshka 08.11.2014 12:55
Trajneri i kampionëve, Ylli Tomorri, ka shpjeguar se ndeshja e radhës në kampionat me shkodranët do të luhet në ora 18:00 të hënën.
“Në fakt, – thotë trajneri i Studentit, – edhe duke parë fytyrat e zbehta të lojtarëve i kam kërkuar sekretarit Tase që të luhet ndeshja të dielën, sepse këto ndeshje nuk kanë rëndësi.”
“Përkundrazi të rëndësishmet janë në prill e maj, – ka vijuar ai. – Mirëpo më është kthyer përgjigje që nuk do trajneri i Vllaznisë.”
“Atëherë me një marrëveshje “xhentëlmenësh” mes shefave të klubit, Nallbani dhe Krroqi, është arritur marrëveshja që të luhet të hënën në ora 18:00”, – ka përfunduar Tomori.