AlbanianSport.com 07.12.2016 18:45
ASNN – Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, raportohet se ka dhënë përkrahje për organizimin e fazës finale të Kampionatit Botëror në Futboll me 48 kombëtare pjesëmarrëse. Diskutimet rreth zgjerimit të evenimentit më të madh të futbollit në botë qarkullojnë tashmë prej disa muajsh dhe një vendim final pritet të merret në takimin e ardhshëm të Këshillit të FIFA-s në janar.
Mësohet se Infantino ka mbështetur këtë lëvizje dhe preferon të ketë 16 grupe me nga 3 ekipe përfaqësuese. Dy nga këto 3 ekipe do të kalonin tutje në 32 më të mirat, nga ku do të vazhdohej me ndeshje në fazë eliminimi të drejtpërdrejtë. Mesa duket, italiano-zviceranit edhe zyrtarisht po punon për ta kthyer në realitet planin e tij që Botërori të zhvillohet me 48 shtete pjesëmarrëse.
Kështu, Presidenti i FIFA-s dëshiron t’i shkojë deri në fund idesë së tij që Botërori duhet të zhvillohet më me shumë shtete. Aktualisht në formatin aktual kualifikohen 32 skuadra për në fazën finale, por plani i Infantinos është që numri të rritet në 48. Kështu do të krijoheshin 16 grupe me nga 3 skuadra dhe, një version është që më tej të kalonte vetëm skuadra e parë, duke hyrë kështu në sistem eliminimi.
Për t’u zhvilluar më pas turi i 16-shes, çerekfinalet, gjysmëfinalja dhe finalja. Kjo do të ishte një mundësi e mirë për shtete e vogla si Shqipëria dhe Kosova, duke bërë që gjasat e tyre për pjesëmarrje në fazën finale të një Kampionati Botëror të rriten dukshëm, siç ndodhi me kuqezinjtë e De Biazit, që përfituan nga zgjerimi me 24 skuadra i fazës finale të Evropianit për atë pjesëmarrje historike në Francë.