Gjergj Vyshka 07.12.2016 09:35
Në 400 metra stil i lirë për meshkuj Shqipëria është përfaqësuar nga Franc Aleksi dhe Frenc Berdaku. Të dy kanë qenë në baterinë e dytë eliminatore dhe kanë fiksuar përkatësisht kohët 4’10”84 dhe 4’15”84. Njëri është në vendin e 7-të në baterinë e dytë mes 10 konkurrentëve dhe tjetri i 8-ti mes 10 konkurrentëve. E duke qenë pranë njëri-tjetrit, duket se ka qenë dhe një sfidë e fituar nga Aleksi, që e ka lënë pas Bërdakun. Në renditjen e përgjithshme, midis 73 konkurrentëve, Aleksi është i 67-ti, kurse Berdaku i 70-ti.
Në 200 metra stil i lirë për femra sërish noti shqiptar është përfaqësuar nga Diana Bashon dhe Alesia Nezirin. Basho ka realizuar kohën 2’17”40 duke qenë në baterinë e dytë në vendin e 7-të midis 10 konkurrentëve, kurse Neziri, në të njëjtën bateri, me kohën 2’24”83, është e 10-ta midis 10 konkurrentëve. Në renditjen e përgjithshme, teksa në këtë garë kanë qenë 86 garues, Basho ka zënë vendin e 76-të dhe Neziri e 80-ta.
Në 50 metra bretkosë për femra Kejsi Delli me kohën 38”65 në baterinë e dytë eliminatore është e 5-ta midis 10 garuesve, kurse në renditjen e përgjithshme është e 56-ta mes 64 garuesve.