Flamurtari i “fik dritat” Tiranës, Partizani-Kukësi, “shterpë” me polemika në Elbasan

Share Button

black-out-vlore-montazh

AlbanianSport.com 06.12.2016 19:55

ASNN – Vazhdon thatësira e golave dhe ndërprerja e energjisë elektrike nëpër stadiumet shqiptare, pasi edhe dy ndeshjet e fundit të javës së saj të 14-të të Kategorisë Superiore, kanë premtuar mjaft, por kanë prodhuar vetëm një gol. Ai ka ardhur në Vlorë, në takimin midis Flamurtarit dhe Tiranës, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Në takimin tjetër të mbrëmjes, Partizani dhe Kukësi u ndanë me rrjeta të paprekura, duke ndarë nga një pikë. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të martën në mbrëmje dy ndeshjet e fundit të javës së saj të 14-të dhe 180 minutat e luajtura në Stadiumin “Flamurtari” të Vlorës dhe në atë “Elbasan Arena”, kanë premtuar mjaft, por kanë prodhuar vetëm një gol.

Ai ka ardhur në Vlorë, në takimin midis Flamurtarit dhe Tiranës, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, por që nuk i shpëtoi sindromës së ditëve të fundit të ndërprerjes, për disa minuta, të energjisë elektrike. Futbollisti nga Kosova, Donjet Shkodra, i cili militon në radhët e klubit vlonjat, ka goditur zgjuarsisht në minutat e fundit të pjesës së parë.

Dhe i ndihmuar edhe nga gabimi në vendosje dhe në reagim i portierit bardheblu, Ilion Lika, Shkodra ka përshëndetur rrjetën. Ky gol u ka mjaftuar vlonjatëve që të mposhtin Tiranën, e cila 17 minutat e fundit i ka luajtur me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Vucajt.

Ndërkaq, në “Elbasan Arena” përtej një goli të Partizanit, të anuluar në minutat e para për pozicion jashtëloje, Partizani dhe Kukësi u ndanë me rrjeta të paprekura, duke ndarë nga një pikë që ruan “status-quo”-në e renditjes.  Pas javës së 14-të, Kukësi dhe Skënderbeu kryesojnë me 28 pikë, të ndjekur nga Partizani, me 25 dhe Tirana, me 22.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh