Gjergj Vyshka 06.12.2016 18:05
“Unë shpresoj të jap maksimumin. Familja ka investuar shumë dhe personalisht kam objektivat e mia. Nuk dua të flasë shumë, por rezultatet do t’i tregojë në pistë”. Ka qenë e prerë në deklaratat e saj Suela Mëhilli e vetmia femër skiatore, e cila përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
“Më janë dashur më shumë se 3 vjet e gjysmë për të arritur këtu ku jam, – tha ndërkohë Biçoku për mediat sportive. – Shpresoj shumë që, me këtë besim që më dha Federata Shqiptare e Skive dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, t’ua shpërblejë mjaft mirë me një pjesëmarrje dinjitoze në “Pjeongçeng 2018”.