Gjergj Vyshka 06.12.2016 09:50
Janë nënshkruar marrëveshjet e bursave olimpike me tre skiatorë, si vetmia disiplinë që mund të përfaqësohemi, por dëshira është që në Korenë e Jugut Shqipëria të jetë me 5 sportistë me normë. Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka vlerësuar angazhimin dhe dëshirën e Federatës Shqiptare të Skive për të qenë në Lojërat Olimpike Dimërore të 2018-ës me 5 sportistë të kualifikuar me normë.
“Është një nga disiplinat më të vështira, – thotë Bezhani, – dhe jam i kënaqur që ia kemi arritur qëllimit për të krijuar një grup të mirë skiatorësh, të cilët kanë mundësinë e kualifikimit me normë për këto Lojëra Olimpike. Erjon Tola është një skiator që ka rezultate të larta, po kështu dhe Suela Mëhilli. Dhe këto janë bursa që përfitohen nga Solidariteti Olimpik.”
“Është një ndihmë e madhe dhe për ne që Federata Shqiptare e Skive na është gjendur pranë dhe kjo 1,000 dollarësh është një ndihmë e madhe për ta”, – ka theksuar ai. Praktikisht, pranuar dhe nga të gjithë të pranishmit në konferencën për shtyp, Shqipëria ka vetëm mundësinë e pjesëmarrjes në skitë alpine. Ndaj dhe do të bëjë gjithçka për të qenë me sportistë të kualifikuar