Gjergj Vyshka 05.12.2016 16:15
Liga Ballkanike e Basketbollit për Meshkuj i ka caktuar prej gati një jave gjyqtarët e ndeshjes Tirana-MKK Feni Industries, që me shumë mundësi të mërkurën do të zhvillohet në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet. E ata do të jenë malazezët Zdravko Rutesiç dhe Milosav Kaludjeroviç, si dhe boshnjaku Dragan Krajl.
E vëzhgues malazezi Nikola Lepetiç, i cili e ndjek Tiranën për herë të tretë, sepse ka qenë tek Sutjeska Nikshiq-Tirana 77-61 dhe Tirana-Peja 76-73 e kjo është ndeshja e tij e tretë me bardheblutë. Sikurse për Milosav Kaludjeroviç është hera e dytë që gjykon Tiranën, ndërsa ka qenë tek Tirana-Peja 76-73 dhe tani me maqedonasit e MKK Feni Industries.
Po kështu boshnjaku Krajl është për herë të dytë me Tiranën, sepse ka qenë në vizitën e bardhebluve në Nikshiq, kur Sutjeska Nikshiq, fitoi 77-61. E megjithatë, bardheblutë janë duke u përgatitur për një tjetër triumf historik në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj.