Gjergj Vyshka 05.12.2016 12:05
Në fakt Tirana jo vetëm në basketboll për meshkuj e për femra, por dhe në volejboll për meshkuj e për femra që nga 22-23 tetori 2016 nuk ka luajtur më në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”.
Madje aktiviteti i fundit që është bërë në atë sallë ka qenë Kampionati Kombëtar i Boksit për Të Rritur në fund të tetorit. E, më pas, Salla Sportive “Fahrie Hoti” i është nënshtruar një rikonstruksioni total për t’u kthyer tashmë në një sallë komode.
Pse jo të kalojë dhe provimin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, e cila prej vitesh, për shkak të mospërmbushjes së kushteve, e ka privuar atë sallë për të luajtur gjysmëfinalet e finalet e “play-off”-it për titull.
Tashmë produkti do të duket të mërkurën në përballjen me maqedonasit e MKK Feni Industriers, sepse sipas Kolekës në “Farie Hoti” rikthimi i Tiranës do të jetë vetëm nëpërmjet Ligës Ballkanike.