Gjergj Vyshka 04.12.2016 15:15
Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018, të cilat do të zhvillohen Pjeonçeng të Koresë së Veriut, por dhe bursat olimpike që do të jepen për sportistët, të cilët do ta përfaqësojnë Shqipërisë në këtë eveniment, do të jenë në fokusin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Për këtë qëllim, është lënë të hënën dhe një konferencë për shtyp në ora 12:30, atje ku do të nënshkruhen bursat me sportistët.
Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, programi i Bursave Dimërore konsiston në përgatitjen e sportistëve për kualifikim në Lojërat Olimpike Dimërore “Pjeonçeng 2018” për periudhën nga 1 nëntor 2016, deri në 28 shkurt 2018. Bursat do të ofrohen nga Solidariteti Olimpik dhe do të monitorohen me raport financiar çdo 4 muaj. Vlera monetare e bursës është 1,000 dollarë amerikanë.
Ajo konsiston në ofrimin e lehtësirave për trajnimit të duhur, trajnerin e specializuar në atë disiplinë sportive, kontroll mjekësor, sigurime shëndetësore në rast aksidentesh (jo ndërhyrje mjekësore) dhe buxhet minimal dhe shpenzime minimale transporti. Të paktën, përpara 4 vjetësh në Soçi, apo dhe në edicionet e mëparshme, Shqipëria është përfaqësuar në ski nëpërmjet Suela Mëhillit dhe Erjon Tolës.
Të dy këta janë skiatorë të cilët stërviten në Itali. Tashmë duhet parë se çfarë do të mund të ndodhë më tej, ndërsa Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka nisur të mendojë që tani për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018.