AlbanianSport.com 04.12.2016 10:35
ASNN – Tirana Eagles Basket ka fituar në Vlorë ndaj Apolonisë në një sukses, e cila është vendosur që në gjysmën e parë. Apolonia është munduar të reagojë në dy pjesët e fundit, por falë epërsisë së krijuar nga kryeqytetasit, suksesi i kësaj skuadre nuk është cenuar.
Ndeshja ka nisur me shumë gabime nga të dy skuadrat, ndërsa në 5 minutat e para janë shënuar shifrat 1-4 për Tirana Eagles Basket. Kjo e fundit luan mirë dhe pjesën e parë e përfundon me një epërsi prej 11 pikësh, 3-14. Miqtë luajnë mirë dhe në pjesën e dytë, fitojnë 12-22 dhe në pushim kryesojnë 15-36.
Fierakët kanë reaguar në të 3-tën, teksa kanë fituar 25-24 dhe kanë ngushtuar në 40-60. Sërish për fierakët e fundit, 16-9 dhe përfundimisht 56-69 për Tirana Eagles Basket, që në fakt është ankuar dhe për heqje të rezultatit nga tabela elektronike, kurse në Vlorë ndeshja është ndjekur nga një numër i vogël spektatorësh.
Apolonia – Tirana Eagles Basket 56-69
(3-14, 12-22, 25-24, 16-9)
Apolonia: Ademi, V. Ajdhoni, Zh. Ajdhoni, Alimemaj, Bare / Naçi, Prifti, Salillari, Sauli, Shkurti, Tegu, Zyka. Trajner: O. Profka
Tirana Eagle Basket: Adili, Allaraj, Kala, Musta, Nallbani / Nasi, Nikolli, Paplekaj, Shehi, Shytaj, Vogli, Zavalani. Trajner: J. Dashi
Gjyqtarë: O. Kasmi (Tiranë), B. Tafilica (Shkodër)
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 7-të
(1-3 dhjetor 2016)
Të premten:
Partizani – Skënderbeu 62-55
Të shtunën:
Apolonia – Eagles Basket 56-69
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 6 6 0 459-283 12
- Tirana Eagles Basket 5 4 1 333-273 9
- Apolonia 6 2 4 327-441 8
- Skënderbeu 6 1 5 367-424 7
- Elbasani 5 1 4 298-363 6