AlbanianSport.com 04.12.2016 08:35
ASNN – Java 6-të e Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, e cila ka nisur të premten në Bathore, ku Apolonia ka shpartalluar Kamza Basketin me shifrat 88-47, i ka luajtur dje të 3 takimet e tjera, ndërsa Flamurtari, për efekt kalendari, ishte pushim.
Në duelin më të spikatur të javës, atë midis Goga Basketit dhe Tiranës, bardheblutë kryeqytetase kanë dhuruar surprizës, duke fituar me shifrat 56-59. Ndonëse durrsakët e patën mundur Tiranën bindshëm në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, vetëm pak ditë më parë, kryeqytetaset u kanë kthyer reston dje.
Tirana ka marrë kreun e renditjes, me 10 pikë, po sa Flamurtari, ndërsa Goga Basket zbret në vendin e 3-të, me 9 pikë, po aq sa ka edhe Vllaznia, e cila ka mundur Skënderbeun e Korçës 67-64, në takimin e djeshëm, që është luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Në takimin e fundit të javës, skuadra e Studentit, e drejtuar nga trajnerja Fiorentina Mitku, e ka mundur Elbasanin e homologes Ela Xhyra në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” të Elbasanit me shifrat 79-61. Loja ka qenë me një ritëm të mirë nga të dyja ekipet, por mikeshat janë treguar më të sakta.
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 6-të
(2-3 dhjetor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Apolonia 47-88
Të shtunën:
Elbasani – Studenti 61-79
Vllaznia – Skënderbeu 67-64
Goga Basket – Tirana 56-59
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 5 5 0 358-279 10
- Flamurtari 5 5 0 370-292 10
- Goga Basket 5 4 1 424-269 9
- Vllaznia 6 3 3 397-378 9
- Studenti 5 3 2 310-298 8
- Elbasani 5 2 3 364-346 7
- Apolonia 6 1 5 375-480 7
- Skënderbeu 5 1 4 307-338 6
- Kamza Basket 6 0 6 326-551 6