Gjergj Vyshka 03.12.2016 10:40
Partizani i Elvis Ismeti dhe Arben Fagut nuk di të ndalet në Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, ndërsa të enjten në mesditë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ka shënuar triumfin e radhës ndaj Skënderbeut. Në fakt ka qenë një fitore e vështirë për të kuqtë, sepse korçarët kanë rezistuar.
19-16 për Partizanin pjesa e parë, 17-12 e dyta dhe në pushim të kuqtë kanë kryesuar 36-28. Mirëpo, kur Skënderbeu ka fituar pjesën e tretë, 10-15, atëherë gjërat janë ndërlikuar, sepse korçarët janë afruar deri 3 pikë diferencë 46-43. Por Partizani e zgjidh ndeshjen në fund 16-12 dhe në total 62-55.
Kjo ndeshje, e cila në kalendar ka qenë për t’u luajtur të premten në ora 18:00, është zhvilluar të enjten me shpejtësi, sepse Pallati i Sportit “Asllan Rusi” është lyer, pastruar e zbukuruar pasi për tre ditë rresht do të jetë konventa e LSI-së. Që do të thotë se ai impiant vazhdon të jetë për gjithçka tjetër e jo më për sport.
E kjo është për të ardhur keq, ndërsa sporti duhet të ndryshojë program për të tilla veprimtari…
Partizani – Skënderbeu 62-55
(19-16, 17-12, 10-15, 16-12)
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 7-të
(1-3 dhjetor 2016)
Të enjten:
Partizani – Skënderbeu 62-55
Të shtunën:
Apolonia – Eagles Basket sot, ora 16:00
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 6 6 0 459-283 12
- Tirana Eagles Basket 4 3 1 264-217 7
- Apolonia 5 2 3 271-372 7
- Skënderbeu 6 1 5 367-424 7
- Elbasani 5 1 4 298-363 6