AlbanianSport.com 02.12.2016 11:15
ASNN – Derbi i 147-të kryeqytetit do të mbahet mend nga të gjithë sportdashësit për faktin se do të luhet në dy ditë. Kështu është vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit, pas ndërprerjes së energjisë elektrike në stadiumin Selman Stërmasi, në minutën e 62-të të takimit.
Takimi do të vazhdojë të luhet të premten në orën 14.00, e do të rinisë pikërisht në minutën e 63-të, aty ku u ndërpre të enjten. Ikin dritat në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, në mbrëmjen e së enjtes, kur po luhej supersfida e ndeshjes së javës së 13-të të kategorisë Superiore, Tirana-Partizani.
Pikërisht në minutën e 63-të të takimit, ndërpritet energjia elektrike në stadium dhe të dyja skuadrat iu drejtohen dhomave të zhveshjes. Pas një kohe të caktuar pritjeje, gjyqtari kryesor i takimit, Lorenc Jemini, pasi është konsultuar me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, është detyruar të ndërpresë ndeshjen.