AlbanianSport.com 07.11.2014 20:45
ASNN – Më në fund ka mbërritur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit vendimi i shumëpritur i zbadhur i Komisionit të Disiplinës në UEFA, në lidhje me ndeshjen e 14 tetorit Serbi- Shqipëri. Ky vendim tashmë i arsyetuar ende nuk bëhet publik nga drejtuesit e FSHF-së, por mësohet se ajo është 11 faqe.
Edhe pse mbahet sekret dhe nuk jepet asnjë informacion nga FSHF-ja, “Top Channel” ka arritur të mësojë se refuzimi i lojtarëve tanë për të vazhduar ndeshjes pas dhunës së ushtruar nga tifozët serbë, të cilët u futën në fushë, është cilësuar si shkaku i humbjes në tavolinë.
Përsa i përket gjobës 100 mijë euroshe, mësohet se është vendosur për shkak të mini-helikopterit me banerin që trazoi situatën në stadiumin e Beogradit. Tashmë, Federata Shqiptare e Futbollit i ka të gjitha të drejtat të ankimojë këtë vendim në Komisionin e Apelit në UEFA, madje edhe nëse nga ajo nuk del ajo që presim, pra fitorja në tavolinë për kombëtaren shqiptare, atëherë çështja do të kalojë në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.