AlbanianSport.com 30.11.2016 14:20
ASNN – Tifozëve huliganë dhe sportistëve e skuadrave që trukojnë ndeshje në Kosovë po u ngushtohet laku. Ose të paktën kështu mendohet të bëhet me Projektligjin për parandalimin dhe ndëshkimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.
Sipas mediave të Prishtinës ky ligj është hartuar dhe miratuar të martën nga Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport. Projektligji që duhet të marrë edhe votat në parlament, parashikon masa të ashpra për ata që prishin rendin gjatë ngjarjeve sportive.
Për personat fizikë, dënimi parashikohet nga 1,000 deri në 50,000 Euro, kurse për ata juridikë nga 5,000 Euro deri në 5 vjet burgim. Projektligji fillimisht është menduar të jetë i fokusuar për ndalimin e huliganizmit në tribuna, por së fundi është plotësuar për të parandaluar edhe mashtrimet sportive, si trukimet.