AlbanianSport.com 07.11.2014 18:55
ASNN – Në kuadër të javës së 12-të të Kategorisë Superiore, Partizani është mysafir në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun, në një ndeshje që për të trajnerin e të kuqve kryeqytetas, Shpëtim Duro, emocionet janë të mëdha.
Ai ishte trajneri që e udhëhoqi Skënderbeun drejt të parit titull “kampion” pas 78 vjetësh, ndërsa të shtunën udhëton drejt Korçës si trajneri i Partizanit kryesues aktual të Kategorisë Superiore.
Megjithatë, për Duron, rezultati i kësaj përballjeje nuk do të jetë vendimtar në fatet e sezonit. Ndeshja midis Skënderbeut dhe Partizanit, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në Korçë, përbën një rikthim emocional një të shkuar të suksesshme për Shpëtim Duron dhe këtë trajneri i të kuqve kryeqytetas nuk e ka fshehur gjatë konferencës për shtyp dhënë të premten.
Megjithatë, për Duron, rezultati i kësaj përballjeje nuk do të jetë vendimtar në fatet e sezonit. Ndeshja e Korçës është e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore, e cila nis të shtunën me takimin e orës 14:00, midis Teutës dhe Elbasanit dhe për të vijuar me atë të orës 17:00, midis Tiranës dhe Vllaznisë, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.