Formula 1 / Mbyllet sezoni i 2016 Niko Rosberg shpallet “kampion” i botës

Share Button

formula-1-mercedes-rosberg

Gjergj Vyshka 26.11.2016 08:40

Gjermani, që ka dalë i dyti dje në Çmimin e Madh të Abu Dabit, ka thyer hegjemoninë e britanikut Hemilton, i cili për dy vite radhazi ka qenë fituesi i Botërorit. Dje ka dalë i pari, por nuk ka mjaftuar. Niko Rosberg është kampioni i ri i Botës i Formula 1. Gjermani 30-vjeçar i Mercedesit, pas dy vendeve të dyta më 2014-ën dhe 2015-ën, merr kështu trofeun e tij më të dëshiruar.

Në “Jas Marina”, Rosberg e ka mbyllur i dyti pas shpinës së shokut të skuadrës së tij Ljuis Hemilton. Britaniku, kampioni i botës i vitit të kaluar, e mbyll sezonin me 5 pikë prapa gjermanit në renditjen e përgjithshme të Botërorit 2016. Në vendin e 3-të “Ferrari” i Fetelit që në finalen e garës arrin të parakalojë Red Bullin e Verstapenit. I pesti Riçiardo që parakalon Raikonenin. Kompletojnë dhjetëshen Hulkenberg, Perez, Masa dhe Alonso. Për Hemiltonin ka qenë suksesi i 53-të i karrierës, por që në fund nuk ka mjaftuar për të mbajtur trofeun e madh të Kampionit të Botës.

Rosberg, nëntë fitore sezonale

Niko Rosberg është në historinë dhe në librin e artë të Formula 1. Gjermani i Mercedesi thyen kështu hegjemoninë e shokut të skuadrës Hemilton, e cila ka zgjatur për dy vjet rresht. Niko, favorit nga një Mercedes me të vërtetë i pathyeshëm, ka mundur të vetmin rival që i jepte mërzitje dhe shqetësime garë pas gare, që në këtë rast është Hemilton. Gjermani e ka nisur sezonin me një shpërthim të fortë dhe të madh, teksa ka marrë katër fitore radhazi. Pastaj është rikthyer Hemilton, që ka shkuar për pushime me 19 pikë avantazh. Në kthim, sërisht ka shpërthyer Rosberg, që në total ka nëntë fitore të këtij sezoni. Një rekord që e ka barazuar me të atin, Keke, që një gjë të tillë e arrinte më 1982.

 

Çmimi i Madh i Abu Dabit 2016

Formula 1

 

Rezultatet teknike të garës:

1)         L. Hemilton (Britani e Madhe)        Mercedes       1h38’04”013

2)         N. Rosberg (Gjermani)                    Mercedes       + 0”439

3)         S. Fetel (Gjermani)                           Ferrari                        + 0”843

4)         M. Verstapen (Holandë)                 Red Bull        + 1”685

5)         D. Riçiardo (Australi)                       Red Bull        + 5”315

6)         K. Raikonen (Finlandë)                  Ferrari                        + 18”816

7)         N. Hulkenberg (Gjermani)              Forca India    + 50”114

8)         S. Perez (Meksikë)                           Forca India    + 58”776

9)         F. Masa (Brazil)                                Uilliams          + 59”436

10)      F. Alonso (Spanjë)                           Mekklaren     + 59”896

11)      R. Groszhon (Francë)                     Has                 + 1’16”777

12)      E. Gutierrez (Meksikë)                     Has                 + 1’35”113

13)      E. Okon (Francë)                             Manor             1 xhiro

14)      P. Verlain (Gjermani)                       Manor             1 xhiro

15)      M. Erikson (Suedi)                           Sauber           1 xhiro

 

Renditja përfundimtare e pilotëve të Formula 1

1)         N. Rosberg (Gjermani)                    Mercedes       385 pikë

2)         L. Hemilton (Britani e Madhe)        Mercedes       380 pikë

3)         D. Riçiardo (Australi)                       Red Bull        256 pikë

4)         S. Fetel (Gjermani)                           Ferrari                        212 pikë

5)         M. Verstapen (Holandë)                 Red Bull        204 pikë

6)         K. Raikonen (Finlandë)                  Ferrari                        186 pikë

7)         S. Perez (Meksikë)                           Forca India    101 pikë

8)         V. Botas (Finlandë)                         Uilliams            85 pikë

9)         N. Hulkenberg (Gjermani)              Forca India      72 pikë

10)      F. Alonso (Spanjë)                           Mekklaren       54 pikë

11)      F. Masa (Brazil)                                Uilliams            53 pikë

12)      K. Sainz Junior (Spanjë)                Toro Roso        46 pikë

13)      R. Groszhon (Francë)                     Has                   29 pikë

14)      D. Kviat (Rusi)                                  Toro Roso        25 pikë

15)      Xh. Baton (Britani e Madhe)          Mekklaren       21 pikë

16)      K. Magnusen (Danimarkë)             Renault              7 pikë

17)      F. Nasr (Brazil)                                 Sauber               2 pikë

18)      P. Verlain (Gjermani)                       Manor                 1 pikë

19)      J. Palmer (Britani e Madhe)           Renault              1 pikë

20)      S. Vandorne (Belgjikë)                    Mekklaren         1 pikë

 

Renditja përfundimtare e makinave

1)         Mercedes       765 pikë

2)         Red Bull        468 pikë

3)         Ferrari                        398 pikë

4)         Forca India    173 pikë

5)         Uilliams          138 pikë

6)         Mekklaren       76 pikë

7)         Toro Roso        63 pikë

8)         Has                   29 pikë

9)         Renault              8 pikë

10)      Sauber               2 pikë

11)      Manor                 1 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh