Gjergj Vyshka 26.11.2016 16:15
Në ceremoninë e hapjes, por dhe në shpërndarjen e kupave dhe diplomave për fituesit, presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka përshëndetur skuadrat dhe i ka uruar sukseser atyre duke konfirmuar se mundja do të ketë vazhdimësi dhe më tej.
Për t’u evidentuar është dhe fakti i prezencës së një figure të njohur të mundjes shqiptare, si Elis Guri, paçka se deri në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” ka bërë për Bullgarinë.
Një kampionat cilësor, atje ku Tirana ishte e padiskutueshme në fitoren e saj. Kevin Kupi dhe Egzon Shala dy mundësit më të mirë të kampionatit për të rritur, ndërsa kjo ishte veprimtaria e fundit për vitin 2016 për sportin e tapetit.
Një veprimtari që është organizuar nën masa të rrepta policie. Federata Shqiptare e Mundjes nuk ka harruar të nderojë dhe në këtë kampionat të të rriturve figurat e saj, apo ato që kanë bërë historinë e sportit të tapetit në vendin tonë.
Me “Mirënjohje” janë nderuar Servet Abazi, Mustafa Abazi, Benard Lulo, Arben Stroka, Lufti Ndoka. Dhe për herë të parë e vetmja femër shqiptare e mundjes, që pat marrë pjesë në kampionatin botëror, Laura Rama.
Është e bija e mjeshtrit të mundjes dibrane, Fiqiri Rama. Ndaj dhe tradita bën të veten.