Gjergj Vyshka 26.11.2016 09:35
ASNN – Futbolli i femrave në Shqipëri vijon të regjistrojë goleada. Në javën e 6-të të Kampionatit të 8-të Kombëtar të Futbollit të Femrave janë shënuar plot 22 gola, ndërsa ka mbetur pa u luajtur vetëm ndeshja Juban Danja-Akademia AAS, e cila do të zhvillohet sot.
Një mesatare prej 5.5 gola për ndeshje, që do të thotë se është luajtur gati-gati me “porta të hapura”. Vllaznia, e cila është tre herë kampione kombëtare e futbollit të femrave në Shqipëri, mbetet në qendër të vëmendjes.
Ka realizuar dje fitoren e 6-të radhazi, ndërsa ka mundur në Shkodër, thellësisht 5-0 Tirana AS, një skuadër që deri më tani kishte premtuar të paraqiste një sfidë për kampionen e topkëmbës së vajzave shqiptare.
58 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar dëshmojnë për supremacinë e shkodraneve, që duken të sigurta dhe sivjet në rrugën e tyre për trofe kombëtare. Sepse nuk kanë kundërshtar.
Kampionati i 8-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 6-të
(26 nëntor 2016)
Të premten:
Kinostudio – Teuta 6-1
Dajti – The Door 3-1
Skënderbeu – Apolonia 0-6
Vllaznia – Tirana AS 5-0
Të shtunën:
Juban Danja – Akademia AAS
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 6 6 0 0 58-0 18
- Apolonia 6 5 1 0 24-2 16
- Tirana AS 6 4 1 1 27-8 13
- Kinostudio 6 3 1 2 39-9 10
- Akademia AAS 5 2 1 2 21-14 7
- Juban Danja 5 2 1 2 14-18 7
- Teuta 6 2 1 3 10-21 7
- Dajti 6 1 0 5 6-34 3
- Skënderbeu 6 1 0 5 3-54 3
- The Door 6 0 0 6 4-46 0