AlbanianSport.com 26.11.2016 18:40
ASNN – Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë, si në mundjen klasike, ashtu edhe në stilin e lirë, ndërsa Kevin Kupi dhe Egzon Shala ishin sportistët më të mirë të Kampionatit të 70-të Kombëtar të Mundjes për Të Rritur, që është mbajtur të shtunën në kryeqytet.
Në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet është mbajtur përgjatë paradites dhe pasdrekës së të shtunës Kampionati i 70-të Kombëtar i Mundjes për Të Rritur. Në këtë Kampionat morën pjesë 16 skuadra dhe afro 100 sportistë, që konkurruan në të dy stilet, si atë të lirë, ashtu edhe në mundjen klasike.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, vlerësoi nivelin e garave. “Konkurrenca është ajo që bie në sy në këtë kampionat dhe unë jam i kënaqur që sportistët kanë bërë këtë lloj përgatitje rigoroze për të na dhuruar këtë nivel ndeshjes”, – ka thënë ai.
Biba ka bërë gjithashtu edhe një rezyme të 2016-s për mundjen shqiptare, duke e quajtur atë një vit të 2016-ës. Në përfundim, Tirana është shpallur “kampione” e Shqipërisë, si në mundjen klasike, ashtu edhe në stilin e lirë, ndërsa Kevin Kupi dhe Egzon Shala ishin sportistët më të mirë të këtij kampionati kombëtar.