AlbanianSport.com 07.11.2014 15:15
ASNN – Duke folur për gazetat sportive të ditës, portieri i Besëlidhjes, Fabiol Rexhepi, i cili ka deklaruar: “Ne jemi duke u përgatitur për sfidën e radhës me Besëlidhjen, e cila është shumë e rëndësishme për ecurinë e skuadrës sonë. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë atje, pasi dhe tifozeria kavajase do të kërkojë me çdo kusht fitoren e Besës.”
“Megjithatë do të jetë një ndeshje interesante, ndërsa ne do të përpiqemi të mos bëjmë gabime, si dhe ta ruajmë të paprekur rrjetën e portës sonë, – ka vijuar ai. – Ne jemi të përgatitur për çdo sfidë dhe do të përballemi me të gjitha ekipet e grupit tonë. Do të vlerësojmë maksimalisht çdo ndeshje dhe çdo kundërshtar dhe si të tillë besojmë se nuk do të dalim pa pikë nga Kavaja.”
“Trepikëshi do të na kënaqte, megjithatë sfida më e bukur do të jetë ajo me Mamurrasin pas dy javësh në Lezhë”, – ka shtuar Rexhepi. Ndërkohë një vlerësim maksimal për sfidën me Besën kanë dhe tifozeria lezhjane, e cila është duke u përgatitur të jetë e shumtë në atë ndeshje.
Deri më tani janë vendosur dy autobuzë, ndërsa kjo është meritë dhe e kryetifozit Aurel Loci. Ai është duke organizuar një grup të madh tifozësh për ndeshjen me Besën, ndërsa pritet që skuadrës të mos i mungojë mbështetja.