AlbanianSport.com 26.11.2016 12:15
ASNN – Cërriku është duke u përgatitur intensivisht për Kupën e Shqipërisë në hendboll për meshkuj, e cila do të zhvillohet të dielën në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” të Elbasanit.
Në këtë veprimari, të organizuar nga Federata Shqiptare e Hendbollit, do të marrin pjesë 6 ekipe. Cërriku, që është formuar në muajt e fundit, drejtohet nga trajneri Florian Dedja.
E në përbërje të tij janë djem me shumë perspektivë, që janë pjesë e gjimnazit “Tomorr Sinani” në Cërrik. Kjo skuadër përbëhet nga Mikael Mema, Klajdi Bozi, Steljan Sako, Dionis Senja, Klejton Çekrezi, Kristi Belshi, Enea Kristo, Ani Mushi, Franko Braho, Median Muça dhe Andi Sinani.
Ekipi është pajisur me bazë materiale nga Bashkia Cërrik, ndërsa kjo e fundit është dhe financuesja e ekipit të hendbollit, që, ndonëse debutues, kërkon vendin e parë në Kupën e Shqipërisë.