Gjergj Vyshka 26.11.2016 11:20
Bardheblutë kryeqytetas të drejtuar nga trajneri Ilo Koja, jo vetëm që kanë fituar pastër 3-0 me kampionët në fuqi, por kanë vërtetuar se janë gjithnjë në këmbë dhe kur kanë “hemorragji” lojtarësh.
Madje duke e ditur se një pjesë e mirë e lojtarëve të sotëm të Studentit të Sakos kanë qenë sezonin e kaluar pjesë e Tiranës, atëherë është dukur sikur ka luajtur skuadra A dhe B e bardhebluve.
Ka fituar skuadra B, sepse teoria që rezervat janë gjithnjë më të fortë se titullarët duke pasur dëshirën për t’i rrëmbyer vendin në formacion është vërtetuar plotësisht tek Tirana e Kojës.
Një skuadër që ka ruajtur nga sezoni i kaluar Xhijën, Ferhatin, Ndonin dhe Kasëmin dhe e gjithë pjesa tjetër janë lojtarë të ardhur nga skuadra të tjera, ku dhe kanë qenë rezervë.
Por që kanë dëshirën e madhe për t’u shfaqur dhe për të fituar. Ndaj dje Tirana i ka dhënë një leksion, por që është i disati në këtë fazë të parë, Studentit, të cilin e ka mundur 3-0.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 9-të
(25-26 nëntor 2016)
Të premten:
Farka Volej – Erzeni 3-1
Tirana – Studenti 3-0
Të shtunën:
Elbasani – Vllaznia ora 17:00
Teuta – Partizani ora 18:00
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 7 7 0 21-2 21
- Farka Volej 8 6 2 20-9 18
- Tirana 8 5 3 18-11 15
- Studenti 8 5 3 15-14 14
- Vllaznia 7 4 3 15-11 13
- Erzeni 8 4 4 16-14 12
- Skënderbeu 8 2 6 6-20 6
- Teuta 7 1 6 6-20 2
- Elbasani 7 0 7 4-21 1