Gjergj Vyshka 25.11.2016 08:45
Bardheblutë kanë siguruar fitoren e dytë në Ligën Ballkanike, ndërsa kanë ndezur shpresat e tyre për të qenë në turin e dytë të kësaj veprimtarie. Shkëlqejnë Karaji, Hysenagolli dhe Xhonsoni. Ka qenë një super-Tiranë në ndeshjen e Mitrovicës, ndërsa bardheblutë e trajnerit Nikola Milatoviç, jo vetëm që kanë fituar ndaj Trepçës, por kanë vërtetuar se nuk ishte rastësor suksesi i tyre më 10 tetor 2016 në “Asllan Rusi”.
Mbi të gjitha ka hedhur një hap shumë të madh drejt kalimit në turin e dytë të Ligës Ballkanike, ndërsa, për arsye të koshaverazhit më të keq se mitrovicasit, ndodhet në vendin e 4-t të grupit B. E që të realizojë qëllimin e vet, Tirana duhet të fitojë të katër ndeshjet që ka radhazi në fushën e vet. E nis më 1 dhjetor 2016 me Pejën, dhe, më pas, më 7 dhjetor 2016 me MKK Feni Industries.
Për të vijuar më 14 dhjetor 2016 me Sutjeskën e Nikshiqit dhe, më 18 janar 2016 me Karposh Sokolin 2000. Dhe, më 25 janar 2017, e mbyll në Pejë. Megjithatë e djeshmja, atje ku kanë shkëlqyer Karaj, Hysenagolli dhe Xhonson, ka qenë një kryevepër e Tiranës, që kështu ka vërtetuar se basketbolli shqiptar, kërkon të qëndrojë edhe në rang klubesh, më lart se ai kosovar, pavarsisht investimeve.
“SIGAL Uniqa” Liga Ballkanike
e Basketbollit për Meshkuj 2016
Grupi B
Dita e 6-të
(23-24 nëntor 2016)
Sutjeska Nikshiq – Karposh Sokoli 85-81
Trepça Mitrovicë – Tirana 68-74
MKK Feni Industries – Peja 28 dhjetor 2016
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Sutjeska 5 4 1 408-348 9
- MKK Feni Industries 5 3 2 399-342 8
- Trepça Mitrovicë 5 2 3 345-377 7
- Tirana 5 2 3 344-387 7
- Karposh Sokoli 5 1 4 369-430 6
6. Peja 1 1 0 82-73 2