FSHF / Flamurtari shmang rënien, Nurishmi: 6 pikët e zbritura nuk kthehen

Share Button

ABK-Nurishmi

AlbanianSport.com 24.11.2016 20:25

ASNN – Në mbledhjen e fundit të mbajtur sot në mjediset e  Federatës Shqiptare të Futbollit, Komisioni i Disiplinës ka marrë një vendim që e ka shpëtuar Flamurtarin, të paktën përkohësisht,  nga rënia në një kategori inferiore. Ekipi vlonjat ka gjetur akordin me futbollistët të cilëve u detyrohet një shumë të madhe parash dhe si rrjedhojë lojtarët kërkuan të mos zbatohet përshkallëzimi i dënimit.

Vlonjatët që vuajtën heqjen e 6 pikëve nga rënditja, rrezikonin të zbrisnin në Kategorinë e Parë, por tani Disiplina i ka lënë një tjetër afat prej 12 ditësh për shlyerjen e borxheve ndaj Polizoi Arbri, Artan Sakaj dhe Franc Veliu. Flamurtari është paralajmëruar se me kalimin e afatit përfundimtar, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive

. Kështu Disiplina vendosi pushimin e çështjes së lojtarëve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri. Këta të fundit kanë të drejtën të ngrenë sërish padi në rast se detyrimet nuk do të paguhen. Flamurtari ndodhet në kuotën e 6 pikëve në vendin e parafundit në kategorinë Superiore. Sfida e radhës e bregdetarëve do të luhet në Vlorë ndaj Vllaznisë të premten në orën 18:00.

Në fakt, ka patur një konfuzion sa i përket vendimit të Disiplinës (shiko më poshtë), pasi, fillimisht u raportua në media se FSHF-ja i kishte rikthyer 6 pikët Flamurtarit. Por, nga një bisedë që AlbanianSport.com zhvilloi me një jurist të njohur, të familjarizuar me disiplinën sportive, u mësua se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se vendimi për zbritjen e pikëve mbetet në fuqi.

“Pasi palët kanë arritur marrëveshjen, nuk do të vazhdojë ekzekutimi i vendimit për zbritje nga Kategoria për Flamurtarin”, – ka thënë juristi në fjalë, pasi është njohur me vendimin e disiplinës. “Ndërsa ulja e 6 pikëve nuk ka qenë paralajmërim, por penalizim për mosekzekutim vendimesh”, – ka shtuar ai, duke qartësuar edhe interpretimin ligjor të vendim të Disiplinës.

Në fakt, mbetja në fuqi e vendimit të Disiplinës përsa i përket zbritjes së 6 pikëve, është konfirmuar për AlbanianSport.com edhe nga Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi. “Nuk ka asgjë të vërtetë sa i përket rikthimit të pikëve Flamurtarit”, – tha Nurishmi, duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com pas qarkullimit në media të kësaj ideje.

“Nuk e kuptoj se nga ka lindur ky keqkuptim, sepse vendimi i sotëm i Komisionit të Disiplinës ka patur si objekt çështjen e zbritjes një kategori më poshtë dhe jo atë të pikëve, që tanimë është një çështje e tejkaluar, – ka këmbëngulur zyrtari i organizmit që qeveris futbollin shqiptar. – Renditja e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit nuk ndryshon.”

Ja vendimi i plotë i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit:

 

VENDIM

 

KOMISIONI I DISIPLINËS

 

Pasi mori në shqyrtim çështjen që i përket palëve:

 

Kërkues:                      Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri

Objekti:                       Kërkese per zbatimin e nenit 63 të KDS

 

Vëren se:

 

Me vendimin nr. 25 datë 04.10.2016, në pikën 11, Komisioni i Disiplines Sportive pranë Federatës Shqiptare te Futbollit, pas shqyrtimit të kërkesës së lojtarëve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri, si dhe pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si dhe diskutoi çështjen në tërësi, në perfundim ka vendosur:

“Pranimin e kërkeses së lojtarëve Polizoi Arbri, Artan Sakaj dhe Franc Veliu. Detyrohet “Flamurtari F.C” të ekzekutojë vendimet përkatëse të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmërohet “Flamurtari F.C”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive: Zbritje e pikëve nga klasifikimi”.

Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi konstatoi në përputhje me Nenin 63/1/c, se “Flamurtari F.C” i kishte kaluar afati 30 ditor paralajmërues ka vendosur në datën 10.11.2016,

 

  1. “Flamurtari F.C”, për dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizoi Arbri, dënohet me zbritjen e 6 (gjashtë) pikëve nga klasifikimi.
  2. “Flamurtari F.C” i jepet një afat përfundimtar prej 12 (dymbëdhjetë) ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesve.
  3. Paralajmërohet “Flamurtari F.C” se në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare do të dënohet me zbritje në një kategori më të ulët.

 

Afati përfundimtar prej 12 ditësh për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuese ka skaduar në datën 23.11.2016. Komisioni u njoh prej Sekretariatit Teknik për arritjen e një akordi midis kërkuesve dhe “Flamurtari F.C”. Përmes këtyre marrveshjeve palët kanë rënë dakord që klubi t`i paguajë lojtarëve një shumë në datën e nënshkrimit  ndërsa pjesa e mbetur do t`i shlyhet në afatin e parashikuar në secilën kontratë.

Po ashtu,rezulton se përmes marrvëshjeve të sipër cituara kërkuesit Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri heqin dore nga kërkesa e datës 28.09.2016 per zbatimin e nenit 63 të KDS duke rezervuar të drejtën qe kete kërkesë ta ribejnë në rast se pjesa e mbetur e detyrimit nuk i shlyhet nga debitori brenda afatit.

Duke u ndodhur në kushtet e mësipërme kur palët kanë arritur një marrveshje për shlyerjen me këste të detyrimit dhe kërkuesit kanë hequr dorë nga kërkesa, komisioni i disiplinës arrin në konkluzionin se çështja duhet të pushohet.

 

PËR KETO ARSYE

 

Bazuar në nenet 63/1/c); 75; 76; 100; 101 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

 

VENDOSI

 

Pushimin e çështjes së kërkuesve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri.

Kërkuesve u lihet detyrë të mbajnë komisionin të informuar mbi përmbushjen e detyrimeve që “Flamurtari F.C” ka ndaj tyre.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh