AlbanianSport.com 24.11.2016 17:05
ASNN – Futbolli i femrave, ka qenë një tjetër temë diskutimi në mbledhjen e ditëve të fundit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai ka miratuar propozimin e ekipeve që ka lidhje me rritjen e mbështetjes financiare për këtë kategori për ekipet pjesëmarrëse në kampionatin kombëtar në vlerën e 1 milion lekëve të reja.
Klubet anëtare të FSHF që do të formojnë në organikën e tyre ekipe të futbollit të femrave do të përfitojne bonus financiar prej 1.5 milion lekësh të reja.Gjithashtu këto klube që do të formojnë ekipe moshash të femrave do të kenë sërish një bonus tjetër financiar prej 500 mijë lekësh të reja.
Ky vendim i KE ka për qëllim rritjen e numrit dhe pjesmarrjen e sa më shumë femrave në futboll. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin për të vënë në jetë projektin “TOPI YT”. Të gjithë klubet dhe skuadrat e futbollit në të gjitha kategoritë nga ajo Superiore tek ekipet e moshave madje edhe skuadrat e akademive të fëmijëve do të pajisen me topa futbolli duke filluar nga sezoni 2017-2018.
E veçanta e këtij projekti është se topat do të jenë të markuar dhe do të mbajnë logon e kategorive përkatese. Sipas FSHF-së, ky është një projekt tepër ambicioz, i iniciuar në kuadrin e përmirësimit të nivelit të futbollit kombëtar. Vendimi është marrë në mbledhjen e rradhës së Komitetit Ekzekutiv të FSHF.