AlbanianSport.com 24.11.2016 15:25
ASNN – Lojërat Mesdhetare, që supozoheshin të mbaheshin verën e ardhshme në Tarragona të Spanjës, janë shtyrë për një vit.
Ky ka qenë vendimi që ka marrë Komiteti Ekzekutiv i Mesdheut më 4 nëntor 2016, në takimin e mbajtur në Oran të Algjerisë.
Ky vendim ka ardhur për shkak të pamundësive financiare të ardhura nga moskrijimi i qeverisë spanjolle prej 10 muajsh tashmë.
Në këto kushte sporti shqiptar është privuar nga një aktivitet i madh për vitin 2017, kurse kështu do të mund të merret me veprimtaritë e veta ndërkombëtare.