AlbanianSport.com 24.11.2016 13:45
ASNN – Humbja me Izraelin, përveç ndikimit në renditjen e grupit të Eliminatoreve, i ka kushtuar Shqipërisë edhe dy vend në renditjen botërore mujore të FIFA-s.
Organizmi që qeveris futbollin botëror ka publikuar sot renditjen e re të përfaqësueseve për muajin nëntor dhe Shqipëria dhe Kosova kanë pësuar rënie.
Në renditjen e këtij muaji, Shqipëria ka rënë me dy vende. Muajin e kaluar, kuqezinjtë e futbollit gjendeshin në vendin e 47-të, ndërsa këtë muaj gjenden në atë të 49-tin.
Ndërsa Kosova tani gjendet në vendin e 165-ët, një shkallë më poshtë sesa muajin e kaluar, kur ishte në vendin e 164-ët.
Në krye të renditjes botërore vazhdon të mbetet Argjentina. Në vendin e dytë është ngjitur, Brazili ndërsa Gjermania ka rënë një shkallë më poshtë, në vendin e 3-të.