AlbanianSport.com 24.11.2016 11:15
ASNN – Tirana do të luajë sot ndeshjen e saj të 5-të në Ligën Ballkanike të Basketbollit të Meshkujve, teksa do të jetë në parketin e Mitrovicës përballë Trepçës, të cilën më 10 tetor 2016 në “Asllan Rusi” e ka mundur 78-66.
Kjo ndeshje, që do të luhet në Mitrovicë, do të gjykohet nga rumunët Marius Ciulin dhe Florin Grigoras, si dhe boshnjaku Haris Bijediç, ndërsa vëzhgues i takimit do të jetë rumuni Marius Marinesku.
Aktualisht, bardheblutë mbajnë vendin e 5-të dhe të parafundit të grupit B, me 5 pikë të marra në 4 ndeshjet e para, pas një fitoreje dhe 3 humbjesh. Skuadra kryeqytetase tanimë drejtohet nga trajneri malazez, Nikola Milatoviç.
Ai zëvendësoi në këtë detyrë trajneri Sllobodan Petrovski, i cili u largua për rezultate të dobëta në Ligën Ballkanike. Ndeshja midis Trepçës së Mitrovicës dhe Tiranës do të luhet sonte, duke nisur nga ora 19:00.
Liga Ballkanike e
Basketbollit – Meshkuj
Rezultatet teknike:
Grupi A
Dita e 6-të
(22 nëntor 2016)
Teodo – Kumanovo 2009 65-73
Bashkim Prizren – Kozhuv 69-66
SIGAL Prishtina – Beroe Stara Zagora 10 janar 2017
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kumanovo 5 5 0 414-379 10
- BC Beroe Stara Zagora 5 3 2 404-400 8
- Teodo 5 3 2 404-384 8
- Kozuv 5 1 4 381-387 6
- Bashkimi 5 1 4 352-390 6
- SIGAL Prishtina 1 0 1 71-86 1
Grupi B
Dita e gjashtë
(23-24 nëntor 2016)
Sutjeska Nikshiq – Karposh Sokoli 85-81
Trepça Mitrovicë – Tirana sot, ora 19:00
MKK Feni Industries – Peja 28 dhjetor 2016
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Sutjeska 5 4 1 408-348 9
- MKK Feni Industries 5 3 2 399-342 8
- Trepça Mitrovicë 4 2 2 277-303 6
- Karposh Sokoli 5 1 4 369-430 6
- Tirana 4 1 3 270-319 5
- Peja 1 1 0 82-73 2