AlbanianSport.com 21.11.2016 18:05
ASNN – SIGAL Prishtina është hakmarrë mbrëmë ndaj Bashkimit, për humbjen në fillim të sezonit, duke e mposhtur skuadrën prizrenase në kryeqytet, me rezultatin 100-84.
Klubi bardhekaltër ishte më i mirë se mysafirët që nga fillimi, ndërsa rezultati u ngushtuar në fund të pjesës së tretë.
Në fund, “Plisat” rritën epërsinë për 15 pikë për fitoren e 5-të sivjet në Superligën e Kosovës në basketboll për meshkuj.
Bojan Trajkovski ishte më i spikaturi, me 31 pikë. SIGAL Prishtina tani ka 5 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Bashkimi i Prizrenit 6 fitore e një humbje.