Basketboll / Gentian Cici, 8 ndeshje ndërkombëtare në këtë fillimsezon

Share Button

Basketboll-Genti-cici-me-tuta

Gjergj Vyshka 21.11.2016 15:20

Gentian Cici, gjyqtari ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, i cili gradualisht është duke i ngjitur majat e karrierës së tij, këtë vit përveç “bilbilit” në “FIBA Europe Cup”, është dhe në Ligën e Kampioneve. Pikërisht në këtë të fundit ka 6 ndeshje deri më tani. E ka nisur më 27 shtator 2016, në turin paraeliminator, ndërsa ka qenë në Itali në ndeshjen Vareze-Benfika Lisbonë 70-72. Mandej, më 19 tetor 2016 do të ishte në ndeshjen e grupit D, Mornar-Ostende 74-72.

Për të vijuar pas një jave në Stamboll në ndeshjen e grupit E, Beshiktash-Partizani Beograd 77-62. Më 1 nëntor 2016, bilbili i tij do të ndihej në Francë në Strasburg, atje ku skuadra vendëse ka fituar për grupin D, 74-64 ndaj Ostendes. Fundjavën e kaluar do të ishte në dy ndeshje në Izrael. Fillimisht do të ishte gjyqtar i dytë në ndeshjen e grupit A, mes Ironi Naharia-Helion Sans 76-61, ndërsa do të ishte së bashku me spanjollin Vinsente Bulton dhe italianin Tolga Sahin.

Të tre së bashku do të ishin një ditë më pas në ndeshjen e grupit, Makabi Rand Media-Avtodor Saratov 74-98. Por Cici nuk ka mbetur pas edhe në Fiba Europe Cup, atje ku më 8 dhe 9 nëntor 2016 tashmë si gjyqtar i parë do të ishte në dy ndeshje. Pjesë e trupës së tij do të ishin letonezi Martinas Gudas dhe bullgari Ventsislav Velikov. Më parë do të ishte në ndeshjen e grupit A Elan Shalon-Bruksel 78-74 dhe më pas në ndeshjen Nanterre-Sopron 106-75.

Kësisoj “bilbili” i Cicit vijon të ndihet fuqishëm në arenën ndërkombëtare, ndërsa sezoni ka nisur me 8 ndeshje. E thënë ndryshe javë pas jave.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh