AlbanianSport.com 21.11.2016 14:25
ASNN – Ka gara e gara. Ka gara me pak konkurrentë, por edhe me shumë konkurrentë. Por ajo që u zhvillua në kryeqytetin e Etiopisë, Adis-Abeba, ishte e pazakontë përsa i përket pjesëmarrjes. Kryeqyteti etiopian ishte mikpritës i garës më masive afrikane në rrugë në të cilën morën pjesë 43,000 atletë.
Këtë vit, “Gara e Madhe” në Etiopi mblodhi sportistë elitarë dhe mijëra pjesëmarrës të tjerë, të cilët vrapuan përgjatë itinerarit 10 kilometra të gjatë në kryeqytet, duke i dhënë garës sportive ngjyrat e flamurit etiopian (të gjelbërt, të verdhë dhe të kuqe).
Bëhet fjalë për garën më masive në Afrikë dhe të 5-ën më të madhe në botë, e cila mbahet për të 15-in vit më radhë, ndërsa e para u mbajt në vitin 2001, me organizimin e atletit legjendar, Heile Gebreselasi.
“Gjëja më e rëndësishme është të shohim njerëzit të dalin në rrugë dhe të festojnë jetën”, – tha Gebreselasie në një deklaratë të shkurtër për faqen zyrtare të Federatës Afrikane të Atletikës.
Fituesi i këtij edicioni të 5-të të “Garës së Madhe” në kategorinë elitare të meshkujve ishte atleti vendas Abe Gashahun, ndërsa tek femrat, fitoren e siguroi garuesja vendase, Foten Tesfaje.
Gara në Etiopi u zhvillua nën masa maksimale të sigurisë të ndërmarra nga ana e policisë lokale, për shkak të paralajmërimit të protestave masive anti-qeveritare në Adis-Abeba.