Kosova, në sezonin që e fut në hartën e futbollit evropian të klubeve

Share Button

top-kembe-shkelmim

Përshtatur nga “World Soccer” 21.11.2016 13:30

ASNN – Revista e njohur ndërkombëtare e futbollit, “World Soccer”, i ka kushtuar një shkrim zhvillimeve të fundit në Kosovë, shkrim të cilin AlbanianSport.com jua sjell më poshtë.

 

Për pak momente, çdo gjë, me përjashtim të disa flakadanëve që kishin mbushur fushën, ishte zhdukur nga pamja. Ishin zhdukur dy minare të bardha që zakonisht shihen nga stadiumi i Gjilanit. Ishin zhdukur dy rreshta të policisë së trazirave që po patrullonin para tribunës kryesore me rreth 10 mijë tifozë përballë, të gjithë të mbuluar me një re monstruoze të kaltër të krijuar nga tymi.

Në anën tjetër të fushës, një skenë e ngjashme po ndodhte, por reja e tymit ishte e kuqe. Dëshmia e vetme që po luhej një ndeshje e futbollit ishte zhurma e madhe e daulleve dhe brohoritjet që po rriteshin nga mjegulla e krijuar. Ishte hera e pestë që gjyqtari ndërpreu ndeshjen më të madhe në Superligën e Kosovës në futboll, derbin e qytetit mes të kuqve të Gjilanit dhe të kaltërve të Dritës.

Në 20 vitet e fundit kjo përballje ka mbledhur dhjetëra e mijëra tifozë, megjithëse Kosova mbetet në harresë politike dhe sportive pas luftës për pavarësi nga Serbia. Lufta la të vdekur mijëra dhe la Kosovën si republikë të vetëdekluar, ndonëse zyrtarisht është e panjohur nga Kombet e Bashkuara. Derbi i Gjilanit ka një rëndësi më të madhe sot. Në maj, Kosova është pranuar nga UEFA.

Pas viteve të izolimit, të bllokuar nga pjesa tjetër e botës së futbollit, këtë sezon, kampionia e re e Kosovës do të kualifikohet për të marrë pjesën në veprimtaritë evropiane.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh