Gjergj Vyshka 21.11.2016 09:50
Klubi shumësportësh bardheblu nuk është prononcuar për atë që ka ndodhur, por në deklaratën e tij të shkurtër ka nënvizuar: “Secili le ta gjykojë në mënyrën e vet pamjet që ka parë”. “Klubi Sportiv “Tirana” dhe Klubi i basketbollit të meshkujve “Tirana” del zyrtarisht në mbrojtje të kapitenit, një nga personat më me vlerë që ka njohur basketbolli shqiptar, – thuhet në deklaratën e plotë të Tiranës.
“Pikërisht, në mbrojtje të Erkand Karajt. Nuk kemi asnjë prononcim për çfarë ka ndodhur, secili le t’i gjykojë në mënyrën e vet pamjet që ka parë. Ekipi dhe kapiteni nuk janë vetëm. Kanë mbështetjen e plotë të drejtorit të klubit, Spiro Koleka, dhe të gjithë sportdashësve dhe dashamirësve të KS Tiranës”, – përfundon deklarata e klubit bardheblu.
E vërteta është se Tirana në tërësinë e vet për momentin me përbërjen që ka është skuadra më e mirë në vend. Sikurse është skuadra që merr më shumë gabime teknike, sepse jo të gjitha vendimet e gjyqtarëve pranohen “paq” prej tyre. E megjithatë duke qenë e tillë dhe provokohet nga kundërshtarët. Ndaj dhe Karaj, por dhe e gjithë pjesa e skuadrës bardheblu duket se ka rënë preh e këtyre provokimeve në Shkodër.