AlbanianSport.com 21.11.2016 08:55
ASNN – Nora Gjakova po e merr veten pas operimit në gju dhe ka vendosur të bëjë një ndryshim, me shpresën për më shumë suksese në karrierë.
Nga kategoria e peshës trupore deri në 57 kilogramë, ku ka garuar prej vitesh, ajo do të kalojë një kategori më lart, në atë deri në 63 kilogramë.
24-vjeçarja Nora Gjakova është prej sportisteve më të mira të arteve marciale në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtar.
Ajo e nderoi Kosovën në Lojërat Evropiane “Baku 2015”, duke fituar medaljen e vetme për shtetin në atë ngjarje të madhe, që ishte e para për Kosovën.
Ajo medalje iu numërua edhe si medalje e Kampionatit Evropian të Xhudos për vitin 2015.