AlbanianSport.com 07.11.2014 08:50
ASNN – Franca do të presë në stadiumin e Renës, Shqipërinë, në miqësoren e datës 14 nëntor. Për këtë sfidë, trajneri i përfaqësueses franceze, Loron Blank do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët më të mirë, që aktualisht luajnë në klube të ndryshe evropiane.
Shqipëria do të luajë me Francën miqësoren e datës 14 nëntor. Edhe pse një miqësore, trajneri i përfaqësueses franceze, Lorent Blank, përveç mungesave, do të ketë në dispozicion yjet që luajnë në klube të ndryshme evropiane.
Lista e plotë e lojtarëve franezë që do të përballen me kuqezinjtë, është kjo: në portë: Loris, Mandanda e Kostil; në mbrojtje: Varane, Digne, Zhallet, Sagna, Mangala, Perrin, Tremulinas, Mbiua.
Në mesfushë do të luajnë: Kabaje, Pogba, Valbuena, Matuidi, Gilavogi, Shneiderlin, Sisoko, Pajet. Në sulm do të jenë: Benzema, Ginjak, Grizman dhe Lakazet. Siç dihet Franca është vendi pritës i fazës finale të kampionatit evropian të futbollit që do të zhvillohen në 2016.
E si e tillë është e kualifikuar direkt, por deri në fund do të zhvillojë ndeshje miqësore me të gjitha skuadrat që bëjnë pjesë në grupin I, ku është edhe Shqipëria.