AlbanianSport.com 20.11.2016 07:55
ASNN – Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Migjen Basha, ka realizuar një gol në fitoren 2-0 që Bari arrit në fushën e vet ndaj Karpit, në takimin e vlefshëm për Serinë B të Kampionatin Italian të Futbollit.
Me një goditje të fortë nga jashtë zone, më shumë se 20 metra larg portës, Basha shënoi golin e parë në 7 ndeshje të luajtura me fanellën e kësaj skuadre, duke i hapur kështu rrugën e fitores.
Ndërkohë, me fanellën e përfaqësueses kuqezi, Migjen Basha ka luajtur 21 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Por luhatjet në formë dhe ndërrimi i klubeve ka bërë që ai ta humbasë vendin e titullarit.