AlbanianSport.com 19.11.2016 22:05
ASNN – Kryendeshja e javës së 6-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, midis Vllaznisë dhe Tiranës, pati incidente që bënë që loja të ndërpritej për disa minuta.
Përplasjet në fushën e lojës ndezën edhe zemërimin e tifozëve në tribuna që ishin mbledhur mbrëmë për të ndjekur përballjen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Një ngjarje e pazakontë kjo e ditës së shtunë për basketbollin shqiptar. Gjyqtarët pas këtyre incidenteve përjashtuan nga loja Ndojën e Lekndreajn e Vllaznisë dhe Johnson e Shimën e Tiranës.
Duke u kthyer te sfida Tirana e fitoi me rezultatin 84-66. Ky ishte suksesi i 6-të në po aq javë për bardheblutë që kryesojnë renditjen. Megjithatë, ne po ju sjellim një video amatore, që sjell momentet e sherrit, për të gjykuar vetë se çfarë ndodhi.