AlbanianSport.com 19.11.2016 21:15
ASNN – Natyrisht, “kur të vijnë telashet, hapu derën”, thotë një shprehje popullore. Dhe, pas humbjes së hidhur, 0-3 në shtëpi ndaj një kundërshtari direkt për vendin e 3-të si Izraeli, priten edhe “habere” jo aq të mira për renditjen që do të publikohet zyrtarisht më 24 nëntor 2014.
Duket se Kombëtarja shqiptare do të vijojë rënien e lirë në renditjen e FIFA-s, pasi përllogaritet që kuqezinjtë që drejtohen nga Xhovani De Biazi do të humbasin dy vende, duke zbritur në pozicionin e 49-të, poshtë Kongos dhe Australisë. Ndërkohë, Izraeli ka përfituar nga kjo fitore ndaj kuqezinjve.
Kjo, pasi përllogaritet të ketë një ngjitje rekord me 25 pozicione. Ndërkohë, pritet që Kosova të mos lëvizë në renditjen e FIFA-s, në krahasim me muajin e kaluar. Skuadra e trajnerit Albert Bunjaku përllogaritet të vazhdojë të mbetet në vendin e 164-t në këtë renditje.
Kjo, përkundër humbjes nga Turqia me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar në Antalja javën e kaluar. Italia pritet të zbresë me 3 vende, ndërkohë që vendi i parë do të mbahet nga Argjentina, e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.