“Ishte një shtyrje në mes basketbollistit tonë Dod Lekndreaj dhe lojtarit me ngjyrë të Tiranës, Xhonson, – ka thënë trajneri i Vllaznisë, Bledar Gjeçaj, duke folur për “Sport Ekspres”. – Kur shkova unë për të ndarë, lojtarët e Tiranës, ndoshta të acaruar pak edhe nga fakti se ishin në disavantazh të rezultatit, shprehen atë nervozizmin e tyre dhe kështu irrituan edhe publikun”,
Sa i përket konfrontimit me Karajn, trajneri shkodran mohon të jetë goditur nga basketbollisti bardheblu. “Një moment gjaknxehtësie, moment loje, një shtyrje e lehtë nga ana e tij që kaloi pa ndonjë problem, – theksoi Gjeçaj. – Mendoj se shkaktari kryesor ishte më tepër Karaj se sa basketbollistët e tjerë që u ndëshkuan. Megjithatë gjyqtari ka të drejtën e vet ta vendosë, ato janë që vendosin për këtë punë.”
“Ne pranuam dhe vazhduam lojën, por nuk kishim aq forca dhe kjo u pasqyrua edhe në rezultat, – vijoi ai. – Nuk mund të them se ishte i qëllimshëm provokimi i Tiranës, por ato shfaqen shenja nervozizmi sepse ishin në disavantazh prej 7 pikësh. Më shumë u dëmtuan ne, sepse Tirana ka shumë lojtarë në gjirin e saj dhe me përvojë. Ne u mbajtëm mirë deri në pjesën e tretë.”
“Pastaj ishte edhe dëmtimi i Berdicës që na solli problem. Mendoj se do të vazhdojmë mirë”, – ka përfunduar trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj, Bledar Gjeçaj.