AlbanianSport.com 19.11.2016 14:35
ASNN – Ndërkohë që niveli i dytë i tij është rikthyer të premten dhe të shtunën me ndeshjet e para, rikthehet këtë fundjavë, pas pushimeve për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, edhe niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria Superiore, me javën e 11-të të tij.
Ndeshjet e kupës në mesjavë kanë shtuar tensionet tek Partizani i cili u eliminua nga Beslidhja, për këtë arsye të kuqt kryeqytetas mbeten në heshtje për shtyp. Përballja e tyre në kampionat do të jetë me Vllazninë, e cila do të rikthehet në këtë fundjavë në stadiumin e ri “Loro Boriçi”.
Një tjetër ndeshje e rëndësishme e javës do të jetë përballja mes Tiranës dhe Laçit. Kurbinasit po e marrin veten, pas një fillimi jo të mirë të kampionatit, që i ka lënë në katet e poshtme të renditjes dhe për këtë arsye trajneri i bardhebluve, Mirel Josa kërkon përqendrim maksimal.
Ndërkohë tek Skëndërbeu duket sikur janë qetësuar ujrat pas fjalëve që qarkulluan për largimin e trajnerit Andrea Agostineli. Italianit i është dhënë sërish besimi nga presidenca dhe pas kualifikimit për në çerekfinale në mesjavë, do të përballen nesër me Korabin, një kundërshtarë i lehtë në letër.
Përvec katërt përballjeve të ditës së dielë, të hënën do të luhet një tjetër ndeshje e rëndësishme, ajo mes Teutës dhe Kukësit kryesues. Verilindorët e trajnerit Ernest Gjoka duken gati përballë një Teute, e cila nuk është më ajo e fillimsezonit nën drejtimin e homologut Gugash Magani.