AlbanianSport.com 19.11.2016 09:35
ASNN – Vllaznia vazhdon përgatitet për sfidën me Partizanin. Përgatitje intensive të shkodranëve, aq sa trajneri Armando Cungu është përfshirë në mënyrë aktive në stërvitje duke u shpjeguar futbollistëve idetë e tij për lojën për të mos i lënë asgjë rastësisë.
Vllaznia do të zbresë në fushë me formacion të plotë pas rikthimit të 4 titullarëve të dëmtuarve. Shkodranët e dinë se nuk do të jetë e lehtë dhe do t’i japin rëndësi çdo episodi të ndeshjes. Çdo ndeshje futbolli në Shkodër përjetohet si festë dhe kur bëhet fjalë se do të luhet në “Loro Boriçi”, atmosfera me ultrasit e të dy kampeve pritet të jetë e ndezur.
Në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 11-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Vllaznia do të luajë për 3-pikëshin. Në takimet e tjera të javës, Skënderbeu pret Korabin, Tirana luan kundër Laçit, Luftërari përballet me Flamurtarin dhe Teuta me Kukësin.