AlbanianSport.com 19.11.2016 07:05
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur të premten në mbrëmje dy ndeshjet e para të javës së saj të 6-të dhe dy ekipet udhëtuese, Tirana dhe Teuta, kanë korrur fitore të vështira në fushë të huaj, përkatësisht ndaj Vllaznisë në Shkodër dhe Kamza Basketit në Bathore, duke ruajtur “status-quo”-në e kreut.
Bardheblutë kanë arritur një fitore mes incidenteve në Shkodër, pasi janë përjashtuar katër lojtarë, dy për çdo skuadër, me gabime teknike, ndërsa parketi është kthyer në arenë përleshjeje. Në përfundim, bardheblutë fitojnë me shifrat 84-66, por largohen me polici nga kryeqendra e Veriut. Megjithatë, Tirana kryeson me pikë të plota, 12, pas 6 javësh kampionat.
Dy pikë prapa bardhebluve në renditje është Teuta, e cila ka fituar me përmbysje mbrëmë në mbrëmje në Sallën Sportive të Bathores ndaj Kamza Basketit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sotiraq Mëngjezi, pasi durrsakët kanë larguar Artan Terihatin pas humbjes 59-62 në Shkodër me Vllazninë vendëse, nga -16 disavantazh në pushimin e lojës, e ka kthyer në favorin e vet në një fitore në fund me +7 pikë diferencë, 90-83.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 6-të
(18-19 nëntor 2016)
Të premten:
Vllaznia – Tirana 66-84
Kamza Basket – Teuta 83-90
Të shtunën:
Flamurtari – Ardhmëria Basket ora 13:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 6 6 0 519-384 12
- Teuta 6 4 2 468-384 10
- Vllaznia 6 3 3 431-415 9
- Kamza Basket 6 3 3 446-443 9
- Ardhmëria Basket 5 1 4 330-332 6
- Flamurtari 5 0 5 222-459 5