AlbanianSport.com 17.11.2016 16:10
ASNN – Çiklistët më të mirë të vendit kanë marrë pjesë në garën e organizuar me rastin e 17 nëntorit, ditës së çlirimit të Tiranës. Në këtë ditë, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku ka njoftuar se të premten do të krijohet edhe liga profesioniste e këtij sporti.
Çiklistët që do të aderojnë në këtë ligë, do të konkurrojnë në Xhiron e Italisë, të Francës e shumë veprimtari të tjera ndërkombëtare. Gara çiklistike ka qenë veprimtaria e parë e organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Çiklizmit me rastin e 17 Nëntorit, ditës së çlirimit të Tiranës.
Në këtë garë morën pjesë çiklistë nga 12 ekipe të Shqipërisë, Tirana, Partizani, Apolonia, Flamurtari, Elbasani etj, si dhe 3 çiklistë nga Gjermania, Belgjika dhe Italia. Përpara nisjes së garës Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka dhënë edhe një lajm të mirë për këtë sport, krijimin e ligës profesioniste.
Në Ligën Profesioniste të Çiklizmit do të marrin pjesë fillimisht 4 çiklistë.