Tifozë tanë, model, por, me Izraelin u shkelën të drejtat e tyre dhe u gabua!

Share Button

ansi-agolli

Nga Ansi Agolli 17.11.2016 14:20

ASNN – Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, ka dalë në mbrojtje të tifozëve të Kombëtares, të cilët deklaruan bojkotimin e ndeshjeve në shtëpi, për shkak të trajtimit të padenjë që iu bë para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Izrael, që u fitua nga miqtë me rezultatin 0-3.
Përkundër deklaratës së bërë publike mbrëmë nga organizmi që qeveris futbollin shqiptar, FSHF-ja, kapiteni Agolli ka dalë me deklaratë mbrojtëse për tifozët, derisa flet edhe për humbjen, në një status të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Ne po jua sjellim të plot[ dhe pa koment deklarat[n e tij publike.

Zakonisht jam i heshtur pas lojëve të kombëtares, sidomos pas humbjeve, pasi mendoj se duhet të ketë reflektim. Sigurisht që asnjë nga ne në fushë, stafi e shikuesit nuk janë të kënaqur me rezultatin e ndeshjes së fundit. Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për punë, nga të gjithë ne, dhe jam i sigurt që do të punojmë që të sjellim paraqitje me te mira në ndeshjet e radhës. Por sikur të mos mjaftonte, situata jashtë fushës së lojës, trajtimi i tifozëve tanë, ka lënë një shije të hidhur për ne si lojtarë.
Në ndeshjen e fundit, u morën masa ekstreme sigurie, e u krijua një tension i tepruar, të cilët e vështirësuan jetën dhe lojën për të gjithë ne. Duket i pakuptimtë trajtimi i ashpër i tifozëve tanë. Ata janë vërtet të mrekullueshëm, siç kanë treguar në të gjitha ndeshjet e kombëtares, me mbeshtetje të zjarrtë dhe korrekte me kundershtarët. Po ashtu, në Evropian, ku alarmet e sigurisë ishin shumë më të lartë, ata u vlerësuan nga të gjitha mediat e huaja si shembull për masivitetin e sjelljen.
I falenderojmë sinqerisht forcat e rendit që kujdesen gjithnjë për sigurinë tonë dhe të tifozëve. Por kujtoj, se kjo siguri nuk mund të bëhet në shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Lëvizja e lirë është një prej tyre dhe ndalimi në kufi i tifozëve shqiptarë nga FYROM, është një rast i paprecedent. Asnjë masë sigurie nuk mund ta justifikojë këtë veprim.Urojmë që të mos përsëritet më! Thënë kjo, uroj edhe që tifozët të kthehen në stadium!
Fundja për ata luajmë futboll!!!

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh