AlbanianSport.com 17.11.2016 13:25
ASNN – Me 22 nëntor 2016, duke nisur nga ora 18:00, në sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për Eliminatoret e Evropianit 2017, ndërmjet Kosovës dhe Uellsit. Kosova së bashku me Austrinë dhe Uellsin përbëjnë grupin F të këtyre Eliminatoreve kontinentale.
Sistemi i garave është me vajte-ardhje, ndërsa nga grupi kalojnë dy të parët. Trajneri Besart Domaniku do të përzgjedhë 4 lojtaret më formën më të mirë, nga 6 lojtarët më të mira të Kosovës, të cilat tanimë kanë filluar me përgatitjet me trajneren e femrave Besire Domaniku.
Ato janë Vlona Maloku, Linda Zeqiri, Nehare Janjeva, Ilirana Haliti, Hanife Ziqeiri dhe Era Janjeva. Përballjen do ta gjykojë gjyqtari nga Sllovenia Matja Kërnc, si dhe dy gjyqtarët ndërkombëtarë, nga Kosova Abedin Bahtiri dhe Jeton Beqiri, ka bërë të ditur Federata e Ping-pongut të Kosovës.