AlbanianSport.com 15.11.2016 23:30
ASNN – Flamurtari kalon në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, atë çerekfinal, duke kapërcyer pa problem pengesën me emrin “Tërbun”. Kanë mjaftuar dy gola të realizuar në pjesën e parë, fillimisht nga Radoviç, në minutë e 18-të, dhe, më pas, Dushku, në minutë e 28-të, për t’i dhënë fitoren 2-0 Flamurtarit, që kalon tashmë në 8-shen e më të mirëve të kësaj veprimtarie.
Në fakt formacioni i skuadrës vlonjate ka patur shumë ndryshime, teksa u është dhënë hapësirë lojtarëve që kanë luajtur me pak në kampionat. Në anën tjetër, edhe Tërbuni nuk ka bërë rezistencë, duke pranuar humbjen. Për Flamurtarin, Kupa e Shqipërisë kthehet në një veprimtari të rëndësishme,duke parë vështirësitë e shumta dhe gjendjen e pakënaqshme që vlonjatët po kalojnë në kampionat.
Pas ndeshjes, zyrtarët e klubit vlonjat kanë mohuar të tjera largime të lojtarëve të huaj apo shqiptarë, duke përsëritur, për të disatën herë, se zgjidhja do të vijë shpejt për pagat. Duke iu referuar edhe sulmuesit kroat, Bushiç, pretendohet se edhe ky i fundit pritet të kthehet. Ndërkohë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari do të gjejë përballë Besëlidhjen, që, në mënyrë surprizë, ka eliminuar sot Partizanin.
Kupa e Shqipërisë
Turi i 16-shes:
Ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve:
Grupi A
Skënderbeu – Apolonia (1-2) 3-0
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Kukësi – Dinamo (2-0) 0-0
Kompleksi “Internacional”, Pezë-Helmës
Tirana – Luftëtari (4-1) 1-0
Stadiumi “Roza Haxhiu”, Lushnjë
Laçi – Bylis (1-1) 3-0
Stadiumi i Laçit
Grupi B
Partizani – Besëlidhja (0-1) 1-1
Drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Teuta – Kastrioti (1-2) 3-1
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Vllaznia – Kamza (2-0) 6-0
Fusha Sportive “Reshit Rusi”, Shkodër
Flamurtari – Tërbuni (3-3) 2-0
Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë
* Në kllapa është shënuar rezultati i ndeshjeve të para si dhe orari i ndeshjeve të kthimit.