AlbanianSport.com 15.11.2016 22:35
ASNN – Humbja e Kombëtares kuqezi me Izraelin, në takimin e 4-t të grupit G të Eliminatoreve të Botërorit 2018, ishte rrjedhë logjike e përgatitjes që iu bë kësaj ndeshjeje.
Të këtij mendimi janë ish-futbollisti i Kombëtares, Ermal Tahiri, gazetari veteran, Fatmir Mneri, dhe trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, të cilët, duke folur për Televizionin Shqiptar, theksojnë se është koha për reflektim.
Ndeshja me Izraelin u përgatit dhe u interpretua keq. Të këtij mendimi janë 3 specialistë të futbollit, të cilët, duke folur për Televizionin Shqiptar, kanë nxjerrë në pah edhe problemet e kuqezinjve.
Ndërkohë që ish-futbollisti i Kombëtares, Ermal Tahiri, mendon se ky cikël kuqezi është mbyllur, gazetari veteran, Fatmir Mneri, dhe trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, mendojnë se është koha për reflektim.
Klikoni videon e mëposhtme për të dëgjuar të plota opinionet e 3 specialistëve të futbollit.